Tentativë manipulimi e Libor

02/07/2012 00:00

Marcus Agius, presidenti i njërës prej bankave më të rëndësishme në
Britaninë e Madhe, Barclay`s, ka dhënë dorëheqjen pas skandalit me
taksat e manipuluara.

Lajmin e përcolli vetë institucioni financiar, që njoftoi largimin e drejtuesit të tij pas gjobës prej 453 milionë dollarësh për tentativën e manipulimit të taksës së tregut ndërbankar të kreditit, Libor. Barclay`s sqaroi se Agius do te vazhdoje te qendroje ne postin e tij drejtues deri ne momentin e caktimit te nje pasardhesi.

Vete 65-vjecari i cilesoi zhvillmet e javes se kaluar “prova standartesh te papranueshme sjelljeje brenda institucionit financiar te drejtuar prej tij”. Dalja ne drite e ketyre fakteve, sipas Agius, ka qene nje goditje e fuqishme per reputacionin e bankes.

Bordi drejtues i Barclay`s ka nisur auditimin e praktikave te tij te biznesit, i cili do te drejtohet nga nga nje organizem i pavarur dhe do t’i raportoje zevendespresidentit te ri, sir Michael Rake. Banka premton rishikimin rrenjesor te praktikave te saj, zotohet te beje publik raportin e rezultateve te auditimit, ndersa do te vendose gjithashtu nje kod te ri te detyrueshem veprimi per te gjithe stafin.

“Politika jone do te jete ajo e tolerances zero ndaj cdo levizje qe demton reputacionin e institucionit”, thuhet ne deklaraten e leshuar me kete rast. Barclay`s deklaroi te merkuren e kaluar se deshironte te paguante 360 milione euro per t’i dhene fund hetimeve te autoritetit britanik e atij amerikan mbi tentativat e manipulimit te taksave nderbankare Euribor dhe Libor, qe percaktojne jo vetem taksat e interesit per huate mes institucioneve, por ne menyre indirekte, vendosin edhe per ato qe u jepen familjeve e sipermarrjeve private.

Agius, prej 5 vitesh e gjysme ne krye te bankes, eshte i pari emer i madh qe largohet dhe sipas zerave, ne shenjester eshte edhe shefi ekzekutiv i Barclay`s, Bob Diamond. Skema e zbuluar nga hetuesit tregon se banka manipuloi raportet e veta mbi ecurinë e Libor, duke deklaruar interesa më të larta nga ato realet, e ne kete menyre, rriteshin edhe interesat e paguara nga kredimarrësit e zakonshëm.

Top Channel