Siri, zgjidhje pa Assad-in

02/07/2012 00:00

Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe Francës sqarojnë se dekarata e
OKB-së në përfundim të takimit të Gjenevës mbi përshkallëzimin e
konfliktit në Siri, nënkupton përjashtimin e presidentit Bashar al Assad
nga perpjekjet e një tranzicioni të paqtë politik.

“Assad-i eshte i mbaruar dhe duhet te jape doreheqjen”, jane keto fjalet e perdorura e nga kreret e ketyre dy diplomacive, te cituara nga gazeta prestigjoze britanike “The Guardian”. Komunikata, ku eshte rene dakort per kushtet e nje autoriteti kalimtar, i cili te mbikëqyre fundin e dhunes ne vend, u hartua pa perfshirjen e Rusise dhe Kines.

Dokumenti ben thirrje per hapa te qarte e te pakthyeshem brenda nje kornize te caktuar kohore. Tensionet ne terren po shtohen, siç tregon qarte edhe mobilizimi i ushtrise turke qe ka derguar avionet e saj luftarak ne kufirin me Sirine, ndersa helikopteret e kesaj te fundit fluturojne aty prane.

Me marreveshjen e se shtunes, anetare te qeverise aktuale siriane mund te perfshihen ne organizmin e ri dhe fillimisht ishte e paqarte nese vete assad do te behej pjese e qeverise se perkohshme. por sekretari i jashtem britanik ëilliam Hague shpjegoi se marreveshja perjashton pjesemarrjen e presidentit sirian nga çdo qeveri uniteti.

Anetaret e kesaj te fundit, sipas dokumentit, do te zgjidhen me miratimin reciprok te opozites dhe pjesetareve te regjimit aktual. Nga sa thote zedhenesi i Foreign Office, nuk ka asnje mundesi qe anetaret e opozites te pranojne Assadin apo aleatet e tij te ngushte ne qeverine e re.

Per kete arsye, vendosja e nje kushti te tille ne marreveshje u konsiderua fitore e rendesishme per qeverine pro-opozites. Ne nje njejten gjatesi vale me Hague, ishte dhe homologu i tij francez Laurent Fabius. Edhe nese thone te kunderten, rrefeu ai ne nje interviste televizive, fakti qe ne tekst thuhet shprehimisht se do te kete nje qeveri tranzicioni gjitheperfshirese, tregon qarte se Bashar al Assad nuk mund te jete pjese e saj per arsyen e thjeshte se anetaret e kabinetit duhet te marrin aprovimin e te gjitheve. Dhe opozita nuk do ta pranonte kurre. Kjo tregon me pak fjale se Assadi tashme eshte i mbaruar dhe duhet te largohet, ka thene Fabius. Por nje pjese e rebeleve qe luftojne kunder regjimit ne Siri e priti me skepticicem rezultatin e bisedimeve te Gjeneves. Sipas Haitham Maleh, nje figure veterane e opozites ne vend, gjithshka ka qene nje humbje kohe, dhe marreveshja e arritur atje nuk do te kete vlere ne terren.

Top Channel