SHBA, gjobë 3 mld USD kompanisë GSK

02/07/2012 00:00

Gjiganti i prodhimit të barnave mjekësorë, kompania farmaceutike amerikane GlaxoSmithKline (GSK) u gjobit me 3 miliard dollarë për hedhjen në treg të dy barnave që ende të pamiratuara më parë nga autoritetet shëndetësore amerikane.

Bëhet fjalë për tre barnat e hedhura në treg nga kompania, Paxil, Ëellbutrin dhe Avandia. Kompania u gjet fajtore për mashtrim. Ajo pati deklaruar plotësimin e nevojave të tregut me barnat kundër diabetit, kur në fakt nuk e kish realizuar një gjë të tillë.

Akuzat e ngritura kundër kompanisë përfshijnë dy fushat, si në fushën civile, ashtu dhe në atë penale, për të cilën autoritetet amerikane thonë se GSK vendosi në rrezik jetën e mijëra qytetarëve duke hedhur në treg barnat e pakontrolluara më parë prej tyre.

Vetë kompania njoftoi se do të paguajë gjobën dhe se do të marrë masat ndaj punonjësve që shkaktuan dëmin në fjalë. 

Top Channel