Kanada, kokë njeriu në park

02/07/2012 20:40

Policia në Montreal rikuperoi një kokë të dekompozuar njeriu në një park popullor në qytet, pasi disa kalimtarë bënë zbulimin tronditës mëngjesin e së hënës.

Një burim policor konfirmoi se testimet e duhura mjekësore po kryhen për të zbuluar identitetin e kokës, por besohet se ajo mund të jetë e studentit kinez, të vrarë nga një aktor filmash porno në muajin prill.

Aktori 29-vjeçar, i vetëquajtur Luka Rocco Magnotta dhe studenti kinez, Jun Lin, kishin një lidhje romantike midis tyre, por për arsye të paqarta, ai e lidhi dhe e vrau, përpara se të hante disa pjesë të trupit e disa të tjera t’i postonte në institucione të ndryshme në Kanada.

Magnotta u arrestua më pas në Gjermani dhe u ekstradua në Kanada, ku pavarësisht videos që ai vetë kishte xhiruar dhe provave të tjera bindëse, Magnotta u deklarua i pafajshëm në seancën dëgjimore të gjyqit.

Midis pjesëve të trupit të viktimës, koka është e vetmja që mungon ende.

Top Channel