
Kompanitë më të medha të investimit në New York po e shkëpusin
veprimtarine e tyre nga kjo zonë për t`u përqendruar në rajone më të
lira duke kërcënuar zinxhirin e pozicioneve, që formojnë shtyllën
kurrizore të punesimit në Wall Street.
Ky zhvillim vjen ne kohen kur bankat jane duke marre ne konsiderate shkurtime te metejshme stafi, çka rrezikon te minoje ne periudhen afatgjate, sipas Neë York Times-it, bazen tatimore te qytetit dhe shteti.
Vende si New York-u apo Londra do te vazhdojne te mbeten qendra financiare, por shumica e lojtareve jane duke pare me kujdes mundesine e zhvendosjes se nje numri te madh te vendeve te punes, i tha gazetes James Malik, partner i Boston Consulting Group qe keshillon bankat per spostim.
Perpos taksave me te larta ne zonen e New York-ut, punedhenesit perballen dhe kosto te pasurive te paluajtshme dhe te punesimit shume mbi mesataren kombetare. Levizje te tilla po shnderrohen ne nje trend, i cili shihet me interes gjithmone e me te madh.
Goldman Sachs, banka e investimeve me aktivitet global, ishte nder te parat qe perqafoi idene e zhvendosjes se vendeve te punes e sigurisht, parave qe mund kursehen ne kete menyre. “Patjeter disa zyra duhet te mbeten ne Shtetet e Bashkuara”, sqaron Malick, por nuk ka perse te jene ne New York apo prane klienteve.
Me fitimet anemike qe shumica e gjiganteve te investimit kane patur kohet e fundit dhe shtrengimin e rregullave mbi te ardhurat nga tregtia, zhvendosja e vendeve te punes konsiderohet sot nje koncept shume me tundues nga sa ishte perpara krizes financiare.
Pozicionet e nivelit me te ulet kane emigruar tashme ne pjese te ndryshme te vendit apo zyra bankare pertej detit, ndersa bankieret dhe tregtaret e nivelit me te larte jane te sigurte ne zonen e New York-ut, sqarojne ekspertet. nderkohe sherbime si shkembimet tregtare, mbeshtetja ligjore dhe burimet njerezore kane nisur te spostohen ne vende si Salt Lake City, Karolina e Veriut dhe Jacksonville i Floridas.
Top Channel