Bulqizë, humbet jetën në galeri një tjetër minator

02/07/2012 00:00

Një 52-vjeçar me profesion minator humbi jetën sot në një galeri në
minierat e kromit në Bulqizë. Dilaver Koçi po punonte për hapjen e një
galerie rreth 1 mijë metra nën tokë.

Masivi i mineralit te kromit eshte shembur duke e zene nen vete. Galeria ku punonte minatori eshte ne shfrytezim nga nje kompani private. Policia ne vendin e ngjarjes eshte duke hetuar per respektimin e rregullave te sigurimit teknik. Ne pergjithesi aksidentet me pasoja te medha, vdekje dhe plagosje te renda kane ndodhur per shkak te mosrespektimit te ketyre rregullave.

Pas shembjes repartet e kerkim shpetimit munden te nxjerrin trupion e pajete te minatorit nga galeria.

Nderkohe, pasditen e se henes, policia beri te ditur se ka arrestuar kryeinxhinjerin Bardhyl Rama dhe pergjegjesin teknik te galerise, Sebah Hoxhen, pasi akuzohen per shkelje te normave te sigurise, ne kete incident te radhes ne zonen minerare te Bulqizes.

Ne minierat e Bulqizes veprojne disa kompani private qe shfrytezojne galerite e vjetra te kromit. Edhe pse fitimet jane shume te medha, nuk jane bere investime te dukshme ne sigurimin e jetes se minatoreve.
 

Top Channel