Turqi-Siri, vazhdojnë provokimet

01/07/2012 19:00

Turqia dhe Siria kanë vazhduar provokimet e tyre me njëra-tjetrën. Ankaraja ka dërguar avionë luftarakë F-16 pasi disa helikopterë sirianë ishin duke kaluar afër kufirit mes dy vendeve.

Gjashtë avionë janë dërguar në zonë në përgjigje të tre incidenteve të shtunën, thuhet në një deklaratë të ushtrisë vendase, ku shtohet se nuk ka pasur dhunim të hapësirës ajrore turke.

Muajin e fundit forcat siriane qëlluan dhe rrëzuan një avion turk në zonën rreth kufirit.

Incidenti shkaktoi tension të madh mes dy vendeve ish-aleate.

Qeveria e Turqisë ka qenë e hapur në qëndrimin e saj dënues ndaj Sirisë për sa i përket kryengritejve anti-qeveritare që zgjasin prej 16-muajsh, nga e cila ka parë më shumë se 30.000 refugjatë siriane të hyjnë në Turqi.

Të premten, Turqia tha se kishte filluar transferimin e raketlëshuesve dhe artilerinë kundërajrore në zonën e kufirit me Sirinë. Kjo lëvizje erdhi si përgjigje për rrëzimin e avionit Phantom F-4 në datën 22 qershor.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA