Monti dhe Rajoy, duan të vizitojnë Timoshenkon

01/07/2012 19:28

Dy kryeministrat e dy prej vendeve më të fuqishme të Europës por edhe të dy shteteve që do të përballen në finalen e Kievit në Europianin 2012, Mariano Rajoy i Spanjës dhe Mario Monti i Italisë, do të shfrytëzojnë vizitën e tyre në kryeqytetin lindor edhe për arsye diplomatike veç mbështetjes së dy vendeve që drejtojnë, në finale.

Dy liderët do t’i  dërgojnë një letër kryeministrit ukrainas Ianukovich në lidhje me përforcimin e shtetit të së drejtës në këtë vend, si dhe kërkojnë një zgjidhje pozitive në cështjen gjyqësore të ish-kryeministres ukrainase Julia Timoshenko, ku njoftojnë se duan të zhvillojnë edhe një vizitë me të.

Në letër mes të tjerave dy liderët falënderojnë popullin ukrainas për pritjen e ngrohtë që u kanë rezervuar skuadrave kombëtare të futbollit si dhe tifozëve spanjollë dhe italianë që kanë qenë të pranishëm për të ndjekur turneun Euro 2012 dhe përgëzojnë ata që kanë marrë përsipër organizimin.      

Dy kryeministrat gjithashtu përcjellin edhe besimin në faktin se populli ukrainas dhe vendet e tjera Europiane mund të jetojnë një të ardhme të përbashkët.   

Top Channel