Marrëzi diktatorësh

01/07/2012 00:00

Djali 8-vjeçar i Aleksander Lukashenkos, i njohur si “dikatori i fundit i Europës”, vizitoi presidentin e Venezules, Hugo Chavez me një pistoletë në brez.

Faqet online publikuan foto të ndryshme ku shihet qartë një objekt i vendosur në rripin e pantallonave të 8-vjeçarit Nikolai Lukashenko. Ai mban armën që i ka bërë dhuratë i ati.

Ishte fotografuar me një pistoletë të larë me ar edhe gjatë takimit me ish-presidentin rus, Dimitri Medvedev.

“Ja ku kemi një trim që do të marrë komandën pas 20 apo 25 vjetësh”, iu drejtua Lukashenko presidentit të Venezuelës, Hugo Chavez.

Dikatori i fundit i Europës u mirëprit nga miku i tij Chavez: “Venezuela është e lumtur që pret vëllanë tonë president. Përgjatë viteve kemi ngritur jo vetëm një aleancë strategjike, por një vëllazëri të mirë”, shtoi Chavez”.

Lukashenko ka dy djem më të mëdhenj, Viktar dhe Dzmitry nga ish-gruaja e tij dhe një djalë të vogël nga një grua misterioze, siç shkruajnë faqet e shtypit ndërkombëtar.

Muajt e fundit presidenti i Bjellorusisë ka marrë me vete 8-vjeçarin Nikolai thuajse në të gjithë takimet e tij jashtë vendit.

Top Channel