Kenia, 16 të vrarë nga sulmet në kisha

01/07/2012 19:57

Të paktën 16 persona u vranë dhe 50 të tjerë u plagosën në sulmet me granata, në shënjestër të të cilëve ishin dy kisha në qytetin Garisa në veri-lindje të Kenias.

Sulmet e koordinuar, që u rregjistruan thuajse në të njëjtën kohë u kryen nga një grup terroristësh i cili vuri në shënjestër katedralen e qytetit dhe një kishë tjetër “Afrikan Inlend” (African Inland), ku ishin mbledhur shumë besimtarë.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër autorësinë, por sipas autoriteteve ata janë pjesëtarët e grupit somalez “Al Shabaab”.

Garisa, ndodhet 195 km nga kufiri me Somalinë. Pak larg qytetit ndodhet kampi i refugjateve Dadaab, ku ndodhen 500 mijë refugjatë somalezë.

Top Channel