Clarence Seedorf tek Botafogo
01/07/2012 00:00
Clarence Seedorf më në fund ka arritur marrëveshjen për të nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me klubin brazilian të Botafogos.
Ish-mesfushori i Milanit ka hedhur firmën në Los Angeles, aty ku po kalon disa ditë pushimesh.
Mendohet se Seedorf do të prezantohet në ditët e para të korrikut si lojtari i ri i Botafogos.
Lajmin e zyrtarizimit të marrëveshjes me futbollistin 36-vjeçar e bëri të ditur Botafogo nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen zyrtare në internet.
Top Channel