Cassano kërkon hakmarrje ndaj spanjollëve

01/07/2012 00:00

Antonio Cassano, në një intervistë dhënë për ESPN, ka zbuluar motivimin e tij në finalen e EURO 2012 ndaj Spanjës që do të luhet sot në mbrëmje.

Sulmuesi i Italisë kujton me hidhërim kritikat që ka marrë në kohën kur luante për Real Madrid dhe në ndeshjen e sotme shpreson të hakmerret me një paraqitje të mirë ndaj kombëtares spanjolle.

“Do të ishte një mrekulli fitorja ndaj Spanjës. Etapa në kampionatin spanjoll nuk ka qenë e mirë për mua. Më quajtën të shëndoshë dhe nuk më vlerësuan, kështu që jam i gatshëm t’i vë gjërat në vendin e tyre në finale”, thekson lojtari i Milanit.

“Spanjollët, ashtu si gjermanët, e kanë të vështirë ndaj Italisë. Ne jemi një ekip i vështirë për tu mundur dhe nuk kemi frikë nga asnjë skuadër sepse dimë të luajmë futboll”, shton Cassano, i cili mendon se humbja e sotme do të ishte më e hidhura në karrierë për të.

“Kapitulli i fundit i kësaj aventure të bukur për Italinë nuk është shkruar ende. Ne nuk kënaqemi me finalen, por duam ta fitojmë atë sepse humbja do të ishte gjëja më e hidhur në karrierat tona”, deklaroi italiani.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta