Britania, refendum për daljen nga BE?

01/07/2012 12:40

Kryeministri britanik, David Cameron është shprehur pro mundësisë së mbajtjes së një refendumi për të ardhmen e marrëdhënive të Britanisë së Madhe me Bashkimin Europian.

Por, kryeministri nuk ka fiksuar një datë fikse se kur mund të zhvillohet referendumi. Një lëvizje e tillë potencialisht mbart rrezikun e bllokimit të marrëdhënieve tregëtare dhe financiare me kontinentin europian dhe krijimin e nje fronti te ri me partnerin e vetë proeuropian në koalicionin qeverisës, liberlademokratet.

Në një intervistë në gazetën “The Sunday Telegraph” të Londrës, Cameron u shpreh se po shqyrton mundësine e shndërimit të zgjedhjeve të ardhshme në 2015 në një votim për anëtarësimin e Britanisë në BE ose mbajtjen e një refendumi menjehere pas zgjedhjeve, nëse ai do të jetë sërish kryeministër.

Sondazhet sugjerojne se britanikët do të votonin pro daljes nga BE nëse do të votohej. Që prej hyrjes në BE përpara katër dekadave, Britania ka pasur një marrëdhënie të vështire dhe të dhimbshme me Europën.

Marrëdheniet e Londrës me kontinentin shpesh kanë qenë vendimtare për fatet qeverisëse të kryeministrave siç ishin epokat e udhëheqjes nga Margaret Thatcher apo John Mayor.

Aktualisht, kryeministri ndodhet nën një presion të madh edhe nga deputetet eurospektikë të grupit të tij parlamentar për mbajtjen menjëherë të një refendumi për Europen.

Por, Cameron duket se është i shqetësuar tek fatura ekonimike për Britanine e një rezultati pro daljes, si dhe tek vetë fati i koalicionit qeverisës pasi liberaldemokratët janë pro-europianë në filozofinë e tyre politike.

Pas ardhjes në pushtet nga 13 vjet opozite në kohen e Tony Blair, konservatoret dhe Cameron kanë miratuar një ligj, sipas të cilit çdo transferim i pushteteve dhe kompetencave të reja nga Londra drejt Brukselit duhet bërë me refendum, ndërkohë që qeveria e tij refuzoi vitin e kaluar paktin e ri fiskal me BE-në.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA