Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi çmon lart sakrificën dhe kontributin e
familjes së komandantit të UÇK-së Adem Jashari për lirinë e Kosoves.
Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë delegacioni shqiptar u ndal në familjen e heroit Adem Jashari. Ai u prit nga vëllai i tij Rifat Jashari.
Presidenti Topi mes tjerash tha se trimi legjendar e shkroi historinë me shkronja të arta dhe se jo vetëm Kosova, por mbarë shqiptarët krenohen me këtë trim të madh.
“Ky vend simbolizon më shumë se cdo vend tjetër në Kosovë atë qëndresë të jashtëzakonshme dhe ato sakrifica të panumërta që kanë bërë qytetarët e Kosovës, që simbolizohet me këtë familje emblematike, që i dha trimin legjendar që historinë e tij e ka shkruar me gërma të arta. Kosova dhe mbarë shqiptarët krenohen me këtë trim të madh. Shoh te familja sa herë që vij një rigjenerim të saj. Kjo është shtëpi është e hapur dhe sa herë do të vijmë do ta gjejmë këtë familje më me shumë njerëz”, tha Topi.
Në vendosjen e kurorave të luleve në vendin ku prehen trupat e Adem Jasharit dhe familjes së tij mori pjesë vetëm zonja e parë Teuta Topi, ndersa presidenti ka munguar në vizitën te kompleksi memorial, për shkak të një lëndimi në këmbë bëjnë të ditur burime nga familja Jashari. Zyra e per shtyp e presidentit topi nuk jep sqarime mbi këtë pikë të axhendës por njofton se vizita e zotit topi pas prekazit ka vijuar normalisht.
Top Channel