Stuhia godet Washington DC

30/06/2012 00:00

2 milione vete kane mbetur pa energji elektrike pas stuhive te fuqishme
qe u perplasen mbi kryeqytetin amerikan, Washington DC e zonat perreth
tij.

Sistemi i stuhive kaloi neper Virxhinian Perendimore,Washington e Maryland me erera qe mberrinin shpejtesine 120 kilometra në orë. Mungesa e energjise ka lene shume banore pa lehtesine e ajrit te kondicionuar, vetem nje dite pasi ne te gjithe rajonin u shenuan temperatura rekord, me termometrin qe tregonte 40 grade celsius.

Dy vdekje jane raportuar deri tani nga autoritetet si te pasoje e stuhive. Sherbimet e linjes e se metrove ne Washington jane prekur gjithashtu, ndersa trenat kane qendruar ne stacione pas problemeve me energjine dhe rrezimin e pemeve mbi binare.

Associated Press raporton se ne Virxhinian Perendimore eshte shpallur gjendja e jashtezakonshme. Rrjeti social Twitter gelonte nga spekulimet mbi kohezgjatjen e black-out-it, ndersa nje perdorues paralajmeronte: Kontrolloni fqinjet tuaj!

Nje nga viktimat e shkulmeve te eres ka qene sipas policise nje grua, mbi shtepine e se ciles u rrezua nje peme. Vala mbytese e te nxehtit, sipas metereologeve, do te zbutet gjate diteve ne vijim, por stuhite e permbytjet do te vazhdojne te mbeten nje kercenim per rajonin.

Top Channel