
Finalja e Euro 2012 do të vërë përballë njëra-tjetrës, Spanjën dhe
Italinë ku në bazë të statistikave Të Kaltrit kanë një avantazh të lehtë
ndaj iberikëve.
Deri tani mes këtyre dy skuadrave janë zhvilluar 30 ndeshje, ku përfshihen edhe ato miqësore. Bilanci i këtyre përballjeve flet për 10 fitore të italianëve, 11 barazime dhe 8 suksese të Spanjës.
Kjo është hera e peste që këto dy ekipe ndeshen në fazën finale të një Evropiani. Në vitin 1980, sfida mes Italisë dhe Spanjës përfundoi me barazimin 0-0, në 1988 Italia arriti të fitojë 1-0 me gol të xhanluka Vialit dhe në 2008, Spanja eliminoi italianët në cerekfinale vetëm pas penalltive pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyll 0-0. Sfida e fundit është ajo e 10 qershorit të këtij viti ee vlefshme për Grupin C e përfunduar 1-1 me gola të Di natales dhe fabregas.
Përpara euro 2012, Spanja dhe Italia u vunë përballë njëra-tjetrës për herë të fundit në miqësoren e 10 gushtit 2011 ku Të Kaltrit fituan 2-1. Por ndeshja që është përfolur më shumë në historikun e të dyja këtyre 2 skuadrave është ajo e vitit 1994 në Botërorin e SHBA ku Italia fitoi 2-1. Kjo ndeshje në atë kohë përfundoi mes polemikave për fgoditjen e famshme me brryll të Tasotit ndaj Luis Enrikes.
Për t’u theksuar është edhe fakti që Spanja ka fituar ndaj Italisë në kohë të rregullt vetëm 1 herë dhe kjo ndodhi në vitin e largët 1920 në një ndeshje të vlefshme për kualifikimin në turneun olimpik ku iberikët fituan me rezultatin 2-0.
Top Channel