Sondazh shokues në Gjermani

30/06/2012 00:00

Sondazhi shokues ne shkollat gjermane, ku gjysma e nxenesve nuk e dine
kush ishte Fuhreri, ka detyruar specialistet te mendojne per shtimin e
leksioneve te historise bashkekohore e reduktimin e atyre mbi epokat e
tjera  demokraci apo diktature?

Eshte e njejta gje, shkruan nje gazete vendase ndersa percjell rezultatin e studimit te kryer mbi 7.400 gjimnaziste ne kater lande te medha. Gjysma e tyre nuk e dinin qe Adolf Hitleri ishte nje dikator, ndersa nje e treta mendojne se ka qene mbrojtes i te drejtave te njeriut.

Kater nxenes ne dhjete i pergjigjen testit se konceptet e demokracise dhe diktatures jane te njejta. Keta te rinj nuk kane thuajse asnje lloj njohjeje politike e asnje ide mbi nocione si “liria e fjales” apo “te drejtat e njeriut”, thote Klaus Shroeder, profesor i shkencave politike ne universitetin Freie te Berlinit.

Nga ana tjeter, dy te tretat e nxenesve nuk jane ne gjendje te thone nese Republika Demokratike Gjermane, e lindur pas Luftes se Dyte Boterore dhe e rrezuar me shembjen e murit te Berlinit, ishte nje shtet totalitar. Vetem gjysma e tyre ka qene ne gjendje te pohoje se ish-Gjermania perendimore ka qene shtet demokratik, ndersa 40% nuk e kane idene se çfare lloj qeverie eshte ajo qe qeveris vendin aktualisht.

Perkundrazi, 39% te te pyeturve mendojne se Gjermania e sotme e Angela Merkelit, nuk eshte demokratike. Profesor Shroeder mendon se ne kete situate, perpos forcimit te anes teorike, do te ishin me vlere edhe vizitat e detyrueshme ne vendet e se kaluares, sic eshte kampi nazist i perqendrimit ne Aushvic, sepse do t`i afronin me shume nxenesit me historine.  

Top Channel