Siria, SHBA e Rusia, jo me një zë

30/06/2012 00:00

Shtetet e Bashkuara ulën pritshmëritë për vulosjen e një marrëveshjeje
në takimin e Gjenevës për krizën siriane, me pohimet se mes tyre dhe
Rusisë ka ende shumë divergjenca e vështirësi.

Edhe pse pas nje bisede me sekretaren e Shtetit Hillari Klinton, ministri i Jashtem rus Sergei Lavrov u shpreh se ka premisa te mira per te gjetur gjuhen e perbashket, diplomacia amerikane tregon se mes dy vendeve mosperputhjet nuk jane fashitur.

Konferenca e sotme u thirr nga i derguari i OKB-se dhe Liges Arabe, Kofi Anan ne kohen, kur dhuna ne Siri po intensifikohet. Lavrov dhe Clinton biseduan ne Shen Peterburg ne perpjekje per te gjetur nje formule kompromisi mbi fundin e gjakderdhjes ne vend.

Pozicionet jane te ndryshme. Moska kundershton cdo zgjidhje qe do ta detyronte assadin te lointe pushtetin, ndersa ëashingtoni kembengul qe ai te jape doreheqjen. Lavrov u shfaq disi me optimist ne fund te takimit.

“Mendoj se ka shanse shume te mira per gjetjen e gjuhes se perbashket. Ndjeva nje ndryshim ne pozicionin e hilari clintonit. Nuk kishte ultimatum. Nuk u tha asnje fjale se dokumenti qe do te diskutohet ne Gjeneve eshte i paprekshem”, tha Lavrov.

Por zyrtare te Departamentit amerikan te Shtetit pretendojne se ka ende shume çeshtje te veshtira qe nuk jane sqaruar e po keshtu edhe dallime te medha. Te pyetur mbi mundesine  e vulosjes se nje marreveshjeje te shtunen, ata u pergjigjen: mbase arrihet, por mbase edhe jo.

Zevendesi i Lavrovit Gennady Gatilov shkruan nderkohe ne adresen e tij ne Tëitter: Partneret tane perendimore duan ta vendosin vete rezultatin e procesit politik ne Siri, edhe pse kjo eshte pune e sirianeve.

Te ftuarit ne Gjeneve perfshijne 5 anetaret e perhershem te Keshillit te Sigurimit dhe Turqine, Irakun, Kuvajtin e Katarin. Anan kerkon mbeshtetje per nje qeveri te perkohshme, e cila te perfshije si pjesetare te opozites, ashtu edhe zyrtare te regjimit aktual, por perjashton ata persona, prania e pjesemarrja e te cileve do te minonte besueshmerine e tranzicionit e do te vinte ne rrezik stabilitetin dhe pajtimin. Edhe pse nuk thuhet me fjale, diplomatet mendojne se ky eshte nje referim i qarte per presidentin sirian. Dhuna ne terren vazhdon nderkohe e ashper dhe vetem pergjate dites se enjte dhe te premte, jane vrare 140 vete.

Top Channel