Nuk ka zgjatur shumë liria për Emiljano Shullazin, i cili në datën 11
maj të këtij viti u shpall i pafajshëm, ndërsa pasditen e së premtes ka
rënë serish ne prangat e policisë.
Se bashku me Shullazin, policia ka ndaluar edhe shokun e tij Elidon Harizaj. Sipas te dhenave policore ne momentin e ndalimit prane qytetit te Lezhes, policia ka gjetur ne mjetin e blinduar me te cilin udhëtonin Shullazi dhe Harizaj dy arme pistolete. Ndalimi mesohet se eshte bere ne baze te informacioneve ne rruge operative te policise dhe natyrisht vezhgimit.
Pas ndalimit Shullazi dhe Harizaj jane shoqeruar ne drejtorin e Policise se Tiranes, ndersa nga kontrolli i ushtruar ne banesen e Shullazit, policia ka gjetur 6 aparate celulare dhe dy radio marrese dhenese me 11 kanale, qe perdoren nga forcat e policise. Per momentin version zyrtar i ndalimit te Shullazit eshte ai i armembajtjes pa leje. Por burimet shprehen se ai do te pyetet edhe per disa ngjarja te renda kriminale me pasoje vdekjen, qe kane ndodhur kryesisht ne Tirane.
Top Channel