Policia e Shkodres pas një aksioni të koduar “Vinoteka” ka bere te mundur sekuestrimin e 72 kg lende narkotike kanabis sativa.
Pas nje punë te gjate hetimore policia arriti te vere ne pranga edhe te nje grupi kriminal qe merrej me trafikim lendesh narkotike.
Keshtu ne prangat e bluve te Shkodres kane rene Pellumb Zojza 37 vjec, Nikolin Geshtenja 33 vjec dhe Gege Thanaj 40 vjec te tre me banim ne Shkoder. Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë në vendin e quajtur KryeBushat.
Pas kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre u gjetën dhe u sekuestruan 4 thasë të mbushura me lëndë narkotike kanabis sativa gjithsej 72 kilogram, si dhe një armë zjarri tip pistoletë. Ndaj të arrestuarve është ngritur akuza “Prodhim, mbajtje, shitje dhe transport lëndësh naroktike”.
Top Channel