Duke nisur nga kjo fundjavë, Shqipëria e bashkë me të mbarë evropa e
rajoni do të përfshihet nga temperature të larta mbi 38 gradë si pasojë e
rikthimit të masave ajrore të nxehta me origjinë afrikane.Kjo do të
bëjë që edhe ditët e para të korrikut të jenë të nxehta.

Sipas meteorologes së shërbimit meteorologjik ushtarak, Rezarta Xhakollari, pothuajse të gjitha qytetet kryesore në vend nga veriu në jug do të regjistrojnë temperatura të larta.
 
Meteorologët parashikojnë një ndryshim të motit vetëm pas datës 5 korrik. Sipas tyre, i nxehti afrikan do të largohet në mesjave për t’i lënë vendin masave ajrore të freskëta të cilat do të sjelin vranësira dhe zbritje të temperaturave.

Për të shmangur komplikacionet nga i nxehti, rekomandohet që kryesisht fëmijët e vegjël dhe të moshuarit të moslevizin në oret e pikut të diellit, por vetëm në mëngjes herët dhe në mbrëmje.Ndërsa për ata që janë të detyruar të punojnë gjatë orëve të ditës, rekomadohet që të shmangin qëndrimin në diell dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje sidomos ujë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB