Platini: Euro 2020, në 12-13 shtete

30/06/2012 00:00

Kampionati Evropian i vitit 2020 nuk duhet zhvilluar në 1 apo 2 shtete,
por në 12-13 shtete. Kjo është ideja e re e presidentit të UEFA, Mishel
Platini në një konferencë për shtyp të mbajtur në Kiev nmë prag të
finales së Euro 2012.

‘Zhvillimi i Evropianit 2020 në disa shtete do të ishte mënyra më e mirë për të festuar 60-vjetorin e këtij evenimenti-deklaroi Platini. – Kjo ide i pëlqen edhe pjesës më të madhe të anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Nuk e shoh të arsyeshme të detyroj 1 ose 2 shtete të ndërtojnë 10 stadiume të reja dhe aeroporte. Zhvillimi i ndeshjeve në çdo vend të Evropës do t’i lehtësonte gjërat, për më tepër ka edhe një avantazh ekonomik. Gjithsesi për momentin kjo mbetet vetëm një ide pasi ende nuk është marrë një vendim përfundimtar”.

Më pas Platini bëri edhe një bilanc për evropianin e këtij viti ku ka mbetur për t’i zhvilluar edhe sfida finale mes Spanjës dhe Italisë.

‘Euro 2012 ishte një turne i shkëlqyer që do të mbetet në kujtesën e të gjithëve- vijoi Platini – Polonia dhe Ukraina ditën ta organizonin më së miri dhe unë jam krenar për punën e bërë prej tyre. Shumë persona mendonin se ishte dicka e pamundur, por autoritetet dhe Federatat respektive ia dolën mbanë. sigurisht ka pasur edhe tensione, por në fund ne i realizuam objektivat tona’.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta