Holanda pa trajner, Hidink refuzon pankinën

30/06/2012 00:00

Pas dorëheqjes së Bert van Marvajk si trajner i kombëtares, Federata
Holandeze e Futbollit është vënë në kërkim të një trajneri të ri dhe
duket se problemet janë të mëdha. Kjo për faktin se askush deri tani nuk
ka shprehur dëshirën për të marrë përsipër drejtimin e Skuadrës së
Tulipanëve.

Së fundmi ai që ka refuzuar marrjen e kësaj detyre është pikërist Gus Hidink që cilësohej si një prej kandidaturave më të mira, për më tepër që holandezi e ka drejtuar kombëtaren e vendit të tij edhe në 1998 të cilën e coi deri në gjysmëfinale.

‘Nuk kam ndërmend të zëvendësoj Bert van Marvajk te Holanda-tha Gus Hidink për De Telegraf-kam një marrëveshje me klubin e Anzhit dhe nuk e mendoj aspak largimin nga kjo skuadër. Vendimi i Van Marvajk për të dhënë dorëheqjen më befasoi pasi e mori shumë shpejt”

Holanda do të kthehet të luajë ndeshje zyrtare në shtator kur fillon edha faza kualifikuese e Botërorit 2014.  

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta