“Kosova është nëna ime, origjina ime është në Kosovë, të parët e mi janë nga Kosova, historia ime, populli serb ka lindur në Kosovë, Serbia ime është themeluar në Kosovë”.

Kështu shkruhet në tekstin e betimit të Xhandarmërisë serbe për betimin e pjesëtarëve të ri, në të cilën thuhet edhe se ata  do të fitojnë ose do të vdesin me nder për Serbinë, e cila “nuk ekziston pa Kosovën”.

Kjo frazë për njësinë më të madhe operative në policinë serbe ka shkaktuar edhe reagime në Serbi, e sidomos për faktin që baza kryesore e tekstit të betimit është Kosova, e cila siç thuhet do të mbrohet.

Kjo, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme është një metaforë që përshtatet me shpirtin e ditës së Vidovdanit, Betejës së Kosovës, përvjetori i së cilës u shënua dy ditë më parë.Teksti është shkruar nga vet komandanti i kësaj njësie, Bratisllav Dikiç, ndërsa për analistët serb kjo ka të bëj me ngritjen e miteve dhe vazhdimin e problemeve në mënyrë poetike.

Por, gjithashtu, tani tentohet të thuhet se Serbia është një vend patriotik. Kjo njësi merr pjesë edhe në disa misione ndërkombëtare, andaj për një pjesë të analistëve, është e pakuptimtë se si mund të ketë përqendrim uninacional dhe Serbia tjetër të mos ketë kuptim pa Kosovën?

Top Channel