Përfaqësues të gjashtë prej shteteve donatore për një efektiv të forcave femërore në Policinë shqiptare, kanë patur një dëgjesë me Drejtorin e Përgjithshem të Policisë së shtetit, në kuadër të një projketi të OKB-së.

Shtetet skandinave, Suedi, Norvegji, Danimarkë, por edhe Australia janë duke ndjekur procesin në mënyrë rigoroze, për të përfunduar në fundin e vitit 2013, ku parashikohet që 30 perqind e policisë të jenë femra.

“Policia e shtetit si shumë homologë të saj që dominohet nga meshkujt dhe rritja e numrit të policeve femra është një sfidë për ne”, tha Burgaj.

Aktualisht nga shkolla e policisë, 200 efektivat e ardhshëm që do të dalin në ruajtje dhe të sigurisë së rendit gjysmat do të jenë femra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA