Vonesa e Reformës Zgjedhore

29/06/2012 00:00

Nëpërmjet një tryeze shoqëria civile ka apeluar, për më shumë përgjegjësi nga klasa politike, në përfudimin e reformës zgjedhore.

Dy ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, lëshuan kritika në adresë të Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke deklaruar se afatet e vendosura tek ne kanë shumë pak vlerë dhe se vihet re një mungesë e vullnetit nga palët, për zgjidhjen e drejtë dhe në kohë të detyrimeve të rëndësishme politike.

Ish-presidenti Moisiu theksoi në fjalën e tij nevojën e riformatimit të KQZ-së.

“E kuptojmë që mazhoranca mund të jetë komode në këtë ligj, por nuk mund të biem dakord në asnjë mënyrë ne të tjerët. Po nuk u rregullua ashtu siç duhet kjo gjendje, atëherë me të drejtë mund të shtrohet pyetja: A ia vlen të marrësh pjesë në një votim, ku rezultati është i paravendosur në mënyra nga më të pështirat? Eshtë shumë i rëndësishëm riformatimi i KQZ-së. Eshte vene ne dukje se ky institucion i rëndësishëm zgjedhor, duhet të jetë tërësisht i pavarur dhe jo i komanduar me telefon apo nga interesat partiake. Edhe ky problem u ngrit nga ne që përpara zgjedhjeve të vitit 2011. Për fat të keq u anashkalua, jo vetëm nga përfaqësues të politikës shqiptare, por edhe nga ata të institucioneve dhe përfaqësive ndërkombëtare”, tha Moisiu.

“Votimi elektronik në qytete të mëdha mund të jetë votim elektronik online dhe për këtë kemi modelin e shërbimeve bankare. Këto shërbime nuk kanë asnjë shqetësim nëse ka korrent apo jo. Nuk mendoj që ky numërim elektronik mund të sjellë turbullira të mëdha dhe nuk ndaj te njejtin mendim me nje strukturë qe  eshte përgjegjëse për zgjedhjet në nivel rajonal dhe botëror, siç është OSBE-ODIHR-i”, tha ish-presidenti Rexhep Meidani.

Ambasadori OSBE-së kerkoi nga Komisioni permbushjen sa me shpejt të çështjeve të mbetura pezull.

“Do të nxisja drejtuesit politikë që të arrijnë sa më shpejt një marrëveshje për çështjet kryesore të mbetura pezull, administrimin e zgjedhjeve, ankesat pas zgjedhore, përmirësimin e procedurave të identifikimit të zgjedhësve dhe procedurave të numërimit. Rekomandimet e OSBE-ODIHR-it duhen zbatuar plotësisht për të treguar vullnetin politik ende të dëshiruar”, tha Wollfarth.

Ambasadori Wollfarth ftoi shoqerine civile, te beje presion mbi politiken per te realizuar ne kohe Reformen Zgjedhore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB