Pukë, masakër për një copë tokë

29/06/2012 00:00

Një konflikt dhjetëravjeçar në fshatin Mardhnac të komunës Qel të Pukës ka shkaktuar dy të vrarë dhe tre të plagosur.

Konflikti eshte mes dy familjeve Markaj dhe Permarkaj, per nje toke disa dynyme mes banesave te tyre. Mengjesin e së premtes anëtarët e familjes Markaj po udhetonin me nje autobus, ndersa po ktheheshin nga nje vizite familjare. 200 metra larg baneses se tyre kane rene ne priten e ngritur nga anetaret e familjes Permarkaj, te cilet kane qelluar me bresheri kallashnikovi mbi komshinjte e tyre.

Per pasoje mbeti i vrare ne vend Paulin Markaj, 43 vjeç, i cili ishte edhe drejtuesi i autobusit te tij privat dhe vellai i tij Hil Markaj 54 vjeç. Eshte plagosur rende Tone Markaj, 39 vjec, bashkeshorte e nje prej viktimave dhe Alfons Markaj 25 vjeç, nip i dy viktimave.

Policia gjeti te plagosur ne vendin e ngjarjes edhe shtetasin Bardhok Permarkaj, 35 vjeç. Ai mendohet se eshte qelluar gabimisht nga familjaret e tij gjate prites se ngritur komshinjeve te tyre. Sipas policise e cila arrestoi edhe shtetasin Seferin Permarkaj, ne prite kane marre pjese edhe persona te tjere. Rreth 70 forca policie nga Shkodra dhe Puka kane rrethuar zonen e pyllezuar afer banesave, ku mendohet se qendrojne te armatosur pjesëmarresit ne kete masaker.

Dy familjet e medha kane qene te njohura per policine. Vazhdimisht ata kane patur perplasje te dhunshme mes tyre jo vetem ne Puke, por edhe ne Kamëz, ku serish banojne prane njera-tjetres. Disa here meshkujt e dy familjeve jane shoqeruar nga policia. Konflikti kulmoi me nje masaker me disa viktima dhe me nevojen qe shteti te nderhyje perfundimisht qe ngjarja te mos pershkallezohet.

Top Channel