Lezhë, dënohen me burg komisionerët

29/06/2012 00:00

Gjykata e Lezhës dënoi sot me 8 muaj burg 7 nga komisionerët e Dajçit të
vënë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe falsifikim në zgjedhjet
vendore të 8 majit dhe me 4 muaj burg njërin prej tyre.

Pas 9 seancash gjyqësore, 5 vjet në total ka dhënë gjykata për komsionerët e Dajçit, nga 15 që kishte kërkuar më herët prokuroria. Gjithashtu, sipas gjykatës 8 komisionerët, nuk do të marrin asnjë funksion politik.
për 3 vjet.

Prokuroria, pak ditë më parë kërkoi 15 vite burg dhe 2.4 milionë lekë gjobë si dënim për 8 komisionerët e Dajçit, të cilët sipas saj akuzohen se kanë falsifikuar nënshkrimet e votuesve dhe numrat e kartave të identitetit apo pasaportave, të cilët ditën e zgjedhjeve ndodheshin jashtë vendit.

Denoncimin ndaj tyre e bëri kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Rrok Rroku, i cili humbi zgjedhjet për kreun e komunës Dajç përballë Gjergj Doçit i Aleanca për Qytetarin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB