Fitorja me Gjermaninë, miliona italianë në rrugë

29/06/2012 15:50

Miliona italianë u derdhën nëpër rrugë mbrëmë pas fitores së bujshme 2-1 të kombëtares së tyre ndaj Gjermanëve.

Në qytetet kryesore italiane, mbrëmja ishte e ngjashme me atë entuziasëm të vitit 2006, kur “axurrët” e Lippit u shpallën kampionë bote pikërisht në Gjermani.

Mijëra tifozë, mijëra makina ma flamujt e Italisë kanë dalë nëpër rrugë, shëtitore dhe lulishte për festuar triumfin ndaj një skuadre e cila para ndeshjes shihej si favoritja kryesore për fitimin e Euro 2012.  

Më shumë se 80 mijë tifozëve kanë ndjekur ndeshjen live në një ekran të madh në qendër të Romës. pas vërshëllimës finale të gjyqtarit francez të ndeshjes, festa ka filluar dhe aty.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Romës ka pohuar se për finalen mes Italisë së Prandelli-t dhe Spanjës së Del Bosque, e cila do të luhet ditën e dielë në Kiev, do të vendosen më shumë se tre ekranë të mëdhenj.

Sipas tij, qëllimi i vetëm është, edhe pse larg, që Pirlo, Balotelli dhe shokët e tyre të skuadrës ta ndjejnë se populli italian është me ta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA