
Kualifikimi për në finalen e madhe të Kievit i ka vënë në garë mediat italiane për titullin më të bukur. Tgcom e ka titulluar kështu këtë triumf të përfaqësueses së tyre të drejtuar nga Prandelli: “Italia prek finalen, u jep mësim futbolli gjermanëve”.
Sigurisht që për këtë portal informativ protagonisti kryesor është Mario Balotelli për të cilin ka një titull të dedikuar. “Mbrëmje magjike për Balotellin, tani trembet Spanja”. Titulli kryesor i La Stampas është: “Balotelli rrëzon Gjermaninë”.
Edhe për këtë gazetë notat maksimale për lojtarin më të mirë shkojnë për sulmuesin 21-vjecar i cili gjunjëzoi dy herë Nojerin dhe Gjermaninë e Lëv.
Për La Repubblica-n, nuk është vetëm Balotelli ai që mundi Gjermaninë por e gjithë skuadra. “Dopjeta e Balotellit mund Gjermaninë, Italia në finale”, kështu e ka titulluar shkrimin e saj për këtë supersfidë e përditshmja tjetër Corriere della Sera.
Mërzia e Lëvit dhe lojtarëve gjermanë pas humbjes me Italinë është fotoja kryesore e prestigjozes gjemane Bild e cila shkruan me të mëdhaja: “Ne qajmë!”.
Gjatë kohës që ndeshja ishte 2-0 në favor të italianëve, kjo gazetë me një titull ironik kërkonte ndihmën e Zotit për të bërë mrekullinë. Titulli i saj gjatë këtyre minutave ishte: “A ka ndonjëri numrin e Papës? Tani ne kemi nevojë për ndihmë nga Lart”.
“Ngrin Ëndrra!”: kështu ka titulluar sportivja gjermane Kicker, e cila kritikon Lëvin për zgjedhjet që bëri në fillim të ndeshjes. Mediat spanjolle duket se janë friksuar nga loja e përfaqësueses së Prandellit dhe sidomos nga ajo e Balotellit.
Titulli i Marca-s është i qartë dhe i shkurtër: “Italia e Balotellit është e frikshme”.
Top Channel