“Kjo ishte mbrëmja më e bukur e jetës sime, por shpresoj që e diela të jetë edhe më e bukur. Nuk ka rëndësi nëse unë luaj mirë apo keq në finale, rëndësi ka fitorja.”
Mario Balotelli është i lumtur pas fitores 2-1 ndaj Gjermanisë dhe golat ia dedikon nënës së tij që kishte ardhur për ta parë në stadium.
“Mamaja është në moshë të thyer dhe bëri sakrificën për të ardhur në stadium. Të dielën do të vijë edhe babai kështu që shpresoj të bëj 4 gola dhe jo 2. Cassano më dha një asist fantastik, vetëm ai di të bëjë gjëra të tilla”, deklaroi sulmuesi i Manchester City.
Tashmë Italinë e pret Spanja dhe nga Balotelli priten sërish mrekulli të tjera: “Duhet të jemi të qetë. Ata e zotërojnë mirë topin, ndërsa ne duhet të bëjmë lojën tonë.”
Top Channel