Durrës, plagoset me armë 24-vjeçari

29/06/2012 00:00

Një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur me arme zjarri ne plazhin e Durresit.
Ngjarja ndodhi paraditen e së premtes në sektorin “Iliria” të plazhit të
madh, në afërsi të një prej hoteli.

Te shtenat kane shkaktuar panik te pushuesit e zones, nderkohe qe 24-vjeçari nga Durresi A.Naco eshte derguar ne spitalin rajonal ku ndodhet nen kujdesin e mjekeve.

Ende nuk behen zyrtare motivet e kesaj plagosjeje ne plazh, nderkohe qe burime policore thone se ngjarja kriminale dyshohet paraprakisht te jete rezultat i nje konflikti çasti mes te rinjsh. Prania e njerezve qe qarkullojne te armatosur ne zonen e plazhit ku pushojne njerez te grupmoshave te ndryshme, shumica e te cileve familjare dhe femije, eshte nje tjeter fenomen shqetesues ne plazhin e Durresit krahas aktivitetit te vjedhesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB