BE, ndihmë bankave

29/06/2012 04:10

Udheheqesit e eurozonës ranë dakort të përdorin fondin e shpëtimit për
të mbështetur bankat në veshtirësi, pa ja shtuar këtë borxhit qeveritar.
Pas 13 orë bisedimesh, ata pranuan të krijojnë një organizëm vëzhgues
të bankave të eurozonës.

Duke bërë publike marreveshjen Presidenti i Keshillit Europian, Herman Van Rompuj shpjegoi se pakti do te depertoje rrethin vizioz, ku kane hyre bankat dhe qeverite kombetare.

“Ne rame dakort per nje gje shume te rendesishme qe bankat te mund te rikapitalizohen drejpersedrejti ne disa rrethana dhe gjeja me e madhe eshte se mund te veme ne zbatim nje mekanizem vezhgues dhe vendimi i dyte eshte se ne jemi te hapur per mundesite per vendet qe sillen mire, kemi hapur te gjithe mundesite per te perdorur, instrumentet e stabilitetit, ESFS, ESM, me qellim per tu dhene garanci tregjeve”, tha Herman van Rompuy, president i Këshillit të BE-së.

“Rikapitalizimi i drejteperdrejte i bankave do te jete i mundur nen kushte shume strikte….. Mendoj se eshte nje vendim shume ambicioz qe kerkon edhe njehere angazhimin e te gjithe shteteve anetare, vecanerisht ata te eurozones , per pakthyeshmerine e euros dhe mendoj se kjo duhet te njihet nga te gjithe”, tha Jose Manuel Barroso, president i KE-së.

PAKETA E RRITJES EKONOMIKE

•    10 miliarde euro kapital per Bankën Europiane të Investimeve, qe pritet të rrisë aftësinë e huadhënies me 60 miliardë euro.
•     60 miliardë euro të fondeve të papërdorura strukturore që do të ndihmojnë ndërmarrjet e vogla dhe do të krijojnë vende pune për të rinjtë.
•    Një projekt pilot të bondeve të BE-se në vlerën e 4.5 miliardë euro për përmirësimin e infrastrukturës, duke u përqendruar tek energjia, transporti etj

Top Channel