Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi i Kosovës mbanë homazhe në nderim të veprës së tij Dy grabitës, që të dy shqiptarë, janë përleshur me policinë në lagjen Kifisia të kryeqytetit grek, Athinë.
Burime policore thanë se personat e armatosur hynë në banesën e ish-trajnerit të ekipit grek të PAOK, Jorgo Dhoni dhe nën kërcënimin e armëve grabitën banesën e mbajtën peng për disa caste fëmijët e vjehrrën e tij, ndërsa merrnin një cante me para dhe bizhuteri të familjes.
Pak metra me larg, roja i banesës se ish-ministrit grek të Financave, Jorgos Papakonstandinu, i lajmëruar prej bashkëshortes së ish-trajnerit, mundi të njoftojë kolegët e tij të ndërhyrjes së shpejtë, të cilët mbërritën në zonë brenda pak minutash.
Grabitësit qëlluan me breshëri Kallashnikovi, duke plagosur në këmbë njërin prej policëve. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u lënduan edhe vetë pengmarrësit.
Forcat e shumta policore që mbajtën të rrethuar zonën, arritën t’i ndalonin të dy keqbërësit, emrat e të cilëve për momentin nuk bëhen publike.
Grabitësit u dërguan në spital nën masa të rrepta sigurie dhe së shpejti, pritet të dalin para gjykatës për masën e dënimit.
Policia deklaroi se në cilësinë e provës materiale u bllokuan edhe dy kallashnikovët e perdorur prej tyre si dhe një cantë me sendet e grabitura prej familjes Dhoni.
Kriminaliteti është rritur ndjeshëm kohët e fundit në Greqi, duke u kthyer edhe në mollë sherri në politikën vendase, ku ekstremistët e djathtë gjejnë hapësirë në rastet e krimeve të kryera prej të huajve, për të kërkuar largimin e të gjithë emigrantëve.
Top Channel