Assad, s’pranon asnjë zgjidhje nga jashtë

29/06/2012 00:00

Presidenti i Sirise, Bashar Al Assad nuk do te pranojë asnjë zgjidhje që
do t’i imponohet nga jashtë për të zgjidhur krizën e vendit, ndersa
fuqite e medha pergatiten te takohen ne Gjeneve.

Ne nje interviste per televizionin iranian, presidenti i Sirise tha se “çfare po ndodh eshte nje çeshtje e brendshme dhe nuk ka te beje me vendet e huaj. Analistet e konsideruan deklaraten e tij si nje thirrje drejtuar diplomacise perendimore, se “perpjekjet e saj nuk jane vecse kohe e humbur”.

Nga ana tjeter, Rusia kembenguli se nuk do te mbeshtese asnje plan tranzicioni ne Siri qe do te parashikoje largimin e Assad nga skena politike.Ministri i Jashtem rus, Sergei Llavrov do te takohet te premten ne Shen Pjeterburg me sekretaren amerikane te Shtetit- ne perpjekje per te gjetur nje konsensus per gjakderdhjen ne Siri.

Konferenca e se shtunes ne Gjeneve u kerkua nga i derguari special i OKB-se dhe Liges Arabe, Kofi Anan, pas intensifikimit te dhunes ne Siri. Sipas observatorit sirian per te drejtat e njeriut me qender ne Londer, vetem kete muaj ne Siri kane humbur jeten 3000 persona.

Top Channel