Ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi ka paralajmëruar se nëse ministri i ashtuquajtur i Kosovës Bogdanovic do të hyjë në Kosovë do të arrestohet.

“Kemi të dhëna se disa grupe që janë edhe vetë në Serbi të ndaluar, tifozë huliganë të Cervena Zvezdës janë ilegalë, por ne do t’i ndalojmë ata ta kryejnë këtë pelegrinazh. Ndërsa ka organizata të ndryshme joqeveritare që bëjnë këtë pelegrinazh atyre nuk do t’u bëjmë ndalesë. Ndalesa është edhe për ish-ministrin Bogdanovic sepse në të kaluarën nuk i është përmbajtur udhëzimeve tona për deklarata politike”, tha Rexhepi.

Ministri Rexhepi shtoi më tej se janë shtuar masat e sigurisë, por kërkoi edhe nga EULEX që të kryejë punën e vet.

Top Channel