Gjykata e Lartë, vendim për ligjin për Kujdesin Shëndetësor

28/06/2012 00:00

Ligji per kujdesin shendetesor ne Shtetet e Bashkuara, i konsideruar si
arritja me e madhe e Presidentit Barak Obama- do te perballet me
verdiktin e Gjykates se Larte.

Ligji qe u miratua ne vitin 2010 u kerkon te gjithe amerikaneve te sigurohen ose perndryshe do te perballen me gjoba ndeshkimore. Kundershtaret thone se kjo eshte plotesisht e paligjshme mbeshtetur mbi Kushtetuten e Shteteve te Bashkuara.

Te enjten gjykatesit amerikane ose do ta lejojne ose do ta rrezojne te gjithe ligjin. Debati per kujdesin shendetesor ne shtetet e bashkuara eshte nje ceshtje tejet e polarizuar dhe verdikti- parashikohet te ndikoje shume garen per Shtepine e Bardhe.

Barak Obama dhe kundershtari i tij republikan Mit Romni, ish-guvernatori i Masacusetsit jane pese muaj larg zgjedhjeve presidenciale. Sondazhet e fundit e tregojne shefin e Shtepise se Bardhe kryesues megjithese diferenca mes tyre eshte e vogel.

Top Channel