Prishtina nuk i jep lejë që të hyjë në territorin e saj Ministrit për Kosoven në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç.

Por Bogdanovic thotë se shtëpia e tij është në Kosovë dhe se askush nuk mund ta ndalojë që të shkojë.

Me rastin e betejës së Kosovës që simbolizon luftën kundër turqve, ai ka dashur të bëjë një vizitë në disa vende ku jetojnë serbët, por sipas tij pushteti në Kosovë ka vendosur ta ndalojë vizitën.

“Kjo tregon se si jetojnë serbët në Kosovë dhe sa respektohen të drejtat themelore, liria lëvizjes”, thotë Bogdanoviç, duke shtuar se “Shtëpia ime ndodhet në Kosovë dhe askush nuk mund të më ndalojë të shkoj atje”.

Vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë kanë shkaktuar shpesh debate për shkak të mesazheve që kanë përcjellë

Rexhepi: Bogdanovic do të arrestohet

Ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi ka paralajmëruar se nëse ministri i ashtuquajtur i Kosovës Bogdanovic do të hyjë në Kosovë do të arrestohet.  

“Kemi të dhëna se disa grupe që janë edhe vetë në Serbi të ndaluar, tifozë huliganë të Cervena Zvezdës janë ilegalë, por ne do t’i ndalojmë ata ta kryejnë këtë pelegrinazh. Ndërsa ka organizata të ndryshme joqeveritare që bëjnë këtë pelegrinazh atyre nuk do t’u bëjmë ndalesë. Ndalesa është edhe për ish-ministrin Bogdanovic sepse në të kaluarën nuk i është përmbajtur udhëzimeve tona për deklarata politike”, tha Rexhepi.

Ministri Rexhepi shtoi më tej se janë shtuar masat e sigurisë, por kërkoi edhe nga EULEX që të kryejë punën e vet.  

Top Channel