David Beckham nuk do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike “Londër 2012”.
Sipas mediave angleze, Stuart Pearce, trajneri i kombëtares së futbollit të Britanisë së Madhe në Olimpiadë, ka vendosur që të mos e grumbullojë në 18-shen e tij mesfushorin 37-vjeçar.
Norma olimpike nuk lejon më shumë se 3 lojtarë mbi moshën 23 vjeç në sportin e futbollit. Beckham shpresonte të ishte pjesë e treshes, por Pearce ka vendosur të grumbullojë Ryan Giggs, Craig Bellamy dhe Micah Richards.
Në këtë mënyrë, ish-kapiteni i Anglisë nuk do e realizojë ëndrrën e tij për të qenë pjesë e ekipit britanik në Londër edhe pse ishte një nga sportistët më aktivë në vitin 2005 që kandidatura londineze të përzgjidhej për organizimin e eventit më të madh sportiv në botë.
Top Channel