Banka e Shqipërise vendosi ta mbajë të pandryshuar normën bazë të
interesit në nivelin 4.25 për qind. Gjatë konferencës periodike për
shtyp gurvernatori Ardian Fullani tha se ekonomia shqiptare vazhdon te
ketë një ecuri të dobët.
Megjithate ai evidentoi permiresimin e vogel te defiçitit buxhetor dhe rritjen e fundit të eksporteve.Por sipas analizes se Bankes se Shqipërisë kreditimi mbetet i ulët dhe konsumi gjithashtu.
Guvernatori Fullani paralajmeroi se ne perpjekje per te gjetur hapesira per stimuj te ekonomise Banka Qendrore mundet ne te ardhmen të ulë normen, por pa cenuar objektiv kryesor te saj stabilietin e çmimeve, tha zoti Fullani.
Sipas guvernatorit stabilieti financiar i vendit eshte vendimi me i rendesishëm per te eleminuar rreziqet e se ardhmes.
Top Channel