Aksident i rëndë në Kosovë, kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur
Sot hyri në fuqi marrëveshja dypalëshe mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara që ka të bëjë me statusin e forcave të armatosura.
“Kjo marrëveshje dypalëshe mbi statusin e forcave përkufizon statusin ligjor të personelit ushtarak të Shteteve të Bashkuara dhe shtetasve të SHBA-ve që punojnë në Kosovë në programet në mbështetje të sigurisë sonë të përbashkët. Marrëveshja do të lehtësojë një varg të veprimtarive të përbashkëta, siç është përfshirja e Gardës Kombëtare të Ioëa-s në Programin i partneritetit shtetëror me Forcën e Sigurisë së Kosovës, që do të vazhdojnë zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit tonë afatgjatë dhe të qëndrueshëm për siguri. SOFA demonstron fuqinë e aleancës ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Marrëveshja për bashkëpunimin në fushën e sigurisë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara u nënshkrua më 18 shkurt të këtij viti nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell dhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Top Channel