Maradona: Statujë Ronaldos në Lisbonë

27/06/2012 18:20

Diego Armando Maradona është aq i magjepsur nga cilësitë e Cristiano Ronaldos, sa që beson se kapitenit të Portugalisë duhet t’i ngrihet një statujë gjigante në mesin e Lisbonës.

Në një kolonë të përjavshme në “Times of India”, “El Pibe” shkruante: “Përgjatë viteve, Cristiano ka patur probleme për t’u ngjitur në nivelin e tij më të mirë në kombëtare, por në këtë Europian ka qenë i mrekullueshëm dhe pa dyshim, është futbollisti më i mirë në botë së bashku me Messin”.

“Për fat të mirë për të, trajneri Paulo Bento vendos në mbrojtje një qendërmbrojtës të nivelit botëror si Pepe, një fantazist të mrekullueshëm si Meireles në mesfushë dhe Nanin përpara, duke i dhënë më shumë liri Ronaldos në sulm. Tre golat e shënuar deri tani, përfshi ata ndaj Holandës dhe Çekisë në çerekfinale, vërtetojnë se Cristiano e meriton me të vërtetë një statujë të madhe në mes të Lisbonës”, shtoi Maradona.

Megjithatë, pavarësisht admirimit për Ronaldon, Maradona pranoi se e sheh të vështirë që ylli i Real Madridit të jetë ai që do të ngrejë kupën në finale. “Spanja vazhdon të dominojë në arenën ndërkombëtare me një lehtësi gati irrituese. Pres që ata të kalojnë në finale pa shumë probleme”, përfundoi Diego, i konsideruar si një prej pesë më të mëdhenjve të të gjitha kohërave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA