Londër, operacioni antikrim

27/06/2012 01:47

Së fundmi, një operacion i Policisë Metropolitane i koduar Podium në prag të Lojrave Olimpike sugjeron se një dyndje e re elementësh kriminogjen  nga Europa Lindore janë drejtuar drejt Londrës duke u hequr madje si policë për të vjelur gjoba nga turistët që vijnë në Britani.

Një tabloid britanik fajësoi përpara pak kohësh kriminelet nga Evropa Lindore si përgjegjës për cerkun e krimeve që ndodhin në Londër, pretendim ky që rezulton në fakt i ekzagjeruar. “The Guardian”, përmend një numer rastesh të publikuara në shtypin vendas ku kanë qenë përfshirë kriminelë shqiptare që nga vjedhja e shekullit të 53 milionë stërlinave në një depo magazinimi të parave, ku për plackitjen janë dënuar Ermir Hysenaj apo Jetmir Bucpapaj dhe bashkëpunëtorët e tyre anglezë në krim.

Apo rastet e disa vrasjeve në Londër për tregun e vjedhjeve nga metrat e parkimeve, apo të dënuarve për prostitucion si rasti i Luan Plakicit të dënuar për 23 vjet.

“The Guradian” ngre pikëpyetjen nëse këto krime të përmendura, plackitje të mëdha,  vrasje bandash, trafikim i organizuar i prostitucionit, nënkuptojnë se vërtetë kemi të bëjmë me një valë të lartë krimi nga europiano-lindorët.

Nga kronologjia e tërë valëve të emigracionit ndër vite në Britani, rezulton se ka një modul ku me cdo vale emigracioni është shoqëruar me ardhjen e një grupi të vogël kriminal.  

Gazetari i “The Guardian”, Duncan Campbell, citon një bisedë të bërë përpara një viti me gazetarin investigativ shqiptar Muhamed Veliu, i cili thotë se “vetëm një pakicë e vogël shqiptarësh janë përfshirë në krimin e organizuar, por tabloidët  kanë krijuar një stereotip të gjithë komunitetit shqiptar si gangsterët e rinj.

“Faktikisht, shumë rrallë shikon në mediat britanike lajme të mira për shqiptarët e Britanisë edhe pse ata të suksesshimit janë jo të pakët, nga biznesi, arti  e deri tek sferat akademike.

Një sondazh i kryer nga Shoqata e Shefave të Policisë britanike nuk ka zbuluar prova që sugjerojnë se europiano-lindorët janë përgjegjës për ndonjë valë kriminaliteti.

Krimi është një aferë eksport–importi, ku edhe britanikët janë po aq të përfshirë në krime, dhe madje edhe ku kanë emigruar, kanë krijuar probleme të medha si në Spanjë, Marok, Tajlandë apo Florida.

“The Guardian” konstaton se Policia britanike mund të ketë të drejtë kur thekson se Lojrat Olimpike mund të tërheqin kriminelë nga Lindja, por nëse do të kishte Lojra Olimpike për krimin, elementët kriminogjen britanikë do të konkurronin denjësisht për medalje ari.

 

Top Channel