Këshilli i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe stafi akademik i
Departamentit të Gjuhës Angleze i kërkon ministrit të Arsimit Myqerem
Tafaj, si dhe rektorit të Universitetit të Tiranës zotit Dhori Kule të
pezullojnë vendimin numër 25 të datës 28 qershor 2012 të Këshillit të
Administrimit të Univeristetit sipas te cilit, 28 pedagoge Departamentit
të Gjuhës Angleze duhet te largohen, për t’iu bashkangjitur stafeve
akademike ne shtate fakultete te tjera si Mjekesi, Ekonomik,
Histori-Filologji,Infermieri e te tjerë, ku lënda e gjuhës angleze të
mos jepet, si deri me tani nga pedagoge të jashtëm.
Ne letren drejtuar, Ministrit te Arsimit dhe Rektorit te Universitetit të Tiranës theksohet se pedagoget ne Departamentin e Gjuhës Angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja kanë një ngarkesë prej 17 317 orë mësimore.
Sipas ngarkeses mesatare per çdo pedagog efektiv 260 ore kjo ngarekese do te kerkonte 66 pedagoge, pra nga 50 pedagoge aktualisht i nevojiten edhe 16 pedagoge te tjere. Largimi i 28 pedagogeve nga Departamenti i Gjuhes Angleze, sipas vendimit te marre nga Keshilli i Administrimt te Universitetit të Tiranës do të paralizonte plotesisht kete Deparatment dhe Fakultetin e Gjuheve te Huaja duke rrezikuar seriozisht mbarevajtjen per vitin e ardhshem akademik 2012 -2013.
Stafi i Departamentit të Gjuhës Angleze i li ka miratuar unanimisht kete leter drejtuar krerve me ta larte te arsimit kane vleresuar te padrejte dhe te pakonsultuar me autoritete dhe organet Drejtuese te Fakultetit te Gjuheve te Huaja kete vendim te Keshillit te Administrimit te Universitetit, qe drejtohet nga Zonja Rajmonda Duka, aq me teper kur nga Keshilli i Fakultetit te Gjuheve te Huaja nuk ka dale asnje propozim per ndryshim te struktures si dhe percaktohet ne ligjin per arsimin e larte.
Top Channel