Bajern siguron Mandzukiç

27/06/2012 18:50

Bajerni i Mynihut bën goditjen e parë të merkatos verore. Skuadra bavareze vendos të përforcohet në sulm duke siguruar shërbimet e sulmuesit kroat Mandzukiç.

Vendimtare në bindjen e Bajernit për të blerë Mandzukiç nga Volfsburgu ishte paraqitja e tij në Euro2012 në Poloni e Ukrainë.

“Ne jemi të lumtur që mundëm të siguronim shërbimet e njërit prej sulmuesve më të mirë të Bundesligës”, thuhet në deklaratën e bavarezëve.

Kroati shtatlartë që mbylli një sezon të shkëlqyer me Volfsburgun dhe shkëlqeu në kampionatin europian, pavarësisht eleminimit të skuadrës së tij që në fazën në grupe, nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me rekordmenët gjermanë me opsionin e zgjatjes me një vit.

Mandzukiç, 26 vjeç do të përfitojë 3.5 milion euro në sezon, ndërkohë që Bajerni do të derdhë në arkat e Volfsburgut 13 milion euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA