Ylli i ‘Hangover’ drejt martesës
26/06/2012 09:30
Një nga protagonistët e filmit ‘Hangover’, Zach Galifianakis, më në fund do të ketë një festë beqarie të vetën dhe të shpresojmë se nuk do të jetë aq e “tmerrshme” sa në filmat e tij.
Aktori i komedive do të martohet me të dashurën e tij Quinn Lundberg, sipas Celebuzz.
Partnerja e 42-vjeçarit është një ish-balerinë e cila tashmë ka një qendër bamirësie që i vjen në ndihmë viktimave të dhunës familjare në Karolinën e Veriut dhe ka qendra mësimore në Malavi.
Muaji i mjaltit i aktorit do të bëhet para se të nisin xhirimet e ‘Hangover 3’, ku sërish do të jenë protagonistë Bradley Cooper dhe Ed Helms. Filmi pritet të shfaqet për herë të parë në maj të vitit të ardhshëm.
Top Channel