Vdekja tragjike e ish-kapitenit të Fiorentinës, spitali italian i paguan një milionë euro familjes së Davide Astorit
UEFA ngriti akuza ndaj Federatës Spanjolle dhe asaj Ruse për sjellje të papërshatshme të tifozerive të tyre gjatë ndeshjeve të Euro 2012.
Sipas një deklarate të UEFA-s, thirrje raciste u realizuan nga tifozët iberikë në ndeshjen e 10 qershorit ndaj Italisë, ndërsa tifozët rusë ofenduan futbollistët me ngjyrë në Republikës Çeke në datën 8 qershor.
Rusia është dënuar edhe më parë në këtë Europian, për përballjet e tifozëve të saj në një betejë urbane me huliganët polakë, për hedhjen e fishekzjarreve dhe shpalosjen e banderolave të paligjshme.
Për këtë arsye, kombëtarja ruse do të nisë fushatën e ardhshme kualifikuese të Europianit me gjashtë pikë më pak.
Nëse akuzat do të vërtetohen, të dy Federatat pritet të përballen me gjoba financiare.
Federata Kroate e Futbollt gjithashtu është ndëshkuar me 100 mijë euro gjobë për korret raciste ndaj Mario Balotellit në ndeshjen e grupit, ndërsa futbollisti danez Nicklas Bendtner u gjobit me pothuajse 120 mijë euro, pasi luajti një ndeshje me pantallona ku afishohej marka e sponsorit.
Top Channel