Komandanti i NATO-s: Rusia po rrit presionin mbi qeveritë evropiane për të ndalur mbështetjen ndaj Kievit
Një operacion madhor kundër prostitucionit të minorenëve në SHBA vendosi në pranga 104 tutorë dhe shpëtoi nga duart e tyre 79 fëmijë.
Operacioni i udhëhequr nga Zyra Federale e Hetimeve (FBI) u realizua për gjatë tre ditëve, në 57 qytete të ndryshme amerikane dhe përfshiu mbi 2 500 efektivë policorë.
Sipas komunikatës së FBI-së, minorenet e shpëtuara nga kthetrat e tutorëve të tyre ishin të moshave 13-17 vjeç, ndërsa një vajzë dëshmoi se ishte detyruar të prostituonte që në moshën 11-vjeçare.
”Shumica e fëmijëve të përfshirë në këtë lloj aktiviteti kriminal kanë një histori problematike familjare ose janë të braktisur dhe bien pre e organizatave kriminale ndërsa kërkojnë një strehë apo ushqim”, deklaroi një zyrtar i lartë i FBI-së, që i bëri thirrje shoqatave që shoqërisë civile që të ndihmojnë fëmijët për asistencën që kanë nevojë dhe për të siguruar që ata nuk do të rikthehen më në rrugë.
Sipas FBI-së, mënyrat e rektrutimit të minorenëve nga ana e tutorëve janë të shumta, midis të cilave shqetësuese paraqitet metoda e kontaktit nëpërmjet internetit, e cila mund të bëjë që të bien pre e këtij fenomeni edhe fëmijë pjestarë të familjeve pa probleme sociale.
Top Channel