Kanë kaluar katër vite nga bashkimi i tyre i fundit për turin e koncerteve që e quajtën Return Of The Spice Girls dhe të martën pesë vajzat e grupit Spice Girls u mblodhën në Londër për të bërë të ditur detajet e një muzikali që bazohet në repertorin e tyre të këngëve.

Victoria Beckham, Emma Bunton, Melanie Chisholm, Melanie Brown dhe Geri Halliwell janë ribashkuar për muzikalin me emër Viva Forever, i shkruar nga Jennifer Saunders.

Victoria Beckham ka qenë kundër këtij ribashkimi për shkak se do e shpërqëndronte nga karriera e saj si stiliste, por më në fund edhe ajo është bindur.

Muajin e kaluar, bashkëshortja e David Beckham u shpreh në një intervistë: “Nuk mendoj se kam qenë e talentuar për muzikë. Ne të pesta kemi punuar shumë në atë kohë, por nuk mund të them që unë kam qenë e talentuar në këtë fushë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA