Portugezët i frikësohen arbitrit dhe Platinisë

26/06/2012 10:50

Parashikimi i Michel Platini se finalja e EURO 2012 do të jetë Spanjë-Gjermani ka filluar të shqetësojë së tepërmi portugezët.

Një nga të dërguarit e Federatës, Jose Carlos Freitas, deklaron për gazetën ‘Record’: “Në EURO 2000 ndodhi diçka e ngjashme. U tha se UEFA-s do i pëlqente një finale mes Francës dhe Gjermanisë dhe ne u eliminuam po atë ditë nga francezët.”

Drejtuesit e Federatës Portugeze të Futbollit kanë kritikuar gjithashtu vendimin për t’i besuar gjykimin e takimit me Spanjën arbitrit turk Cuneyt Cakir: “Kishte gjyqtarë më të mirë nga vende që tashmë janë eliminuar, por kanë zgjeduhr turkun. Ai nuk është në nivelin e duhur për një ndeshje të tillë.”

Portugezët kanë të freskët edhe ndeshjen Spanjë-Kroaci, ku ballkanasve mund tu ishin akorduar dy 11-metërsha në ndeshjen e fituar 1-0 nga iberikët duke përforcuar bindjen se kampionët në fuqi të Europës dhe Botës po favorizohen.

“Lojtari më i rrezikshëm i Spanjës? Platini”, thonë me shaka gazetarët portugezë në Ukrainë. Ata mendojnë se parashikimi i tij për finalen e EURO 2012 ishte një deklaratë e papërgjegjshme sepse tashmë arbitri turk mund të ndikohet nga kjo gjë në mënyrë që të shihet me sy të mirë në të ardhmen nga UEFA.

Gjysmëfinalja Spanjë-Portugali do të luhet mërkurën (27 qershor, ora 20.45) në Donetsk (Ukrainë).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA